Komisioni Disiplinor sjell vendim për “përleshjen” Konte – Anjelli

Komisioni Disiplinor pran Serie A, nuk ka ndëshkuar trajnerin e Interit Antonio Konte dhe presidentin e Juventusit Andrea Agnjelin. Një ‘përleshje’ që patën Konte dhe Anjeli u komentua shumë nga tifozët dhe madje edhe nga Komisioni Disiplinor. Mirëpo, në fund është vendosur që të mos ketë sanksionime për asnjërin prej të lartpërmendurve.

 

“Corriere dello Sport” raporton se materiali nga ndeshja mund të dërgohet në Zyrë të Prokurorit dhe më pas të merret ndonjë vendim i ri mbi këtë çështje.

Mbrojtësi brazilian Aleks Sandro, u ndëshkua në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe për këtë arsye do të humbas përballjen kundër Atalanta-s më 19 maj. Ndërsa, Marselo Brozoviç është pezulluar edhe në Kupën e Italisë dhe nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e parë në edicionin e sezonit të ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button