Komisioni i garave pran FFM-së: Fitore zyrtare për Vardarin ndaj Voska Sport me 3-0

Komisioni i garave pran Federatës së Futbollit, shqiptoi dënimet për disa incidentet që ishin në javën e 28-të në Ligën e Parë Futbollistike. Sfida e ndërprerë në mes Voska Sportit dhe Vardarit, do t’i takojë skuadrës mysafire me rezultat 3-0.

Me këtë rast, Komisioni i garave drejton Voska Sportin te Komisioni i Disiplinës, për organizim të dobët të takimit, ndërsa trajneri Klodian Arbri dhe kapiteni i Voska Sport Agon Hani, për shkak të inicimit të largimit të futbollistëve nga terreni i gjelbër, janë dërguar poashtu te Komisioni i Disiplinës. Futbollisti Dadet Amos Gubam, u ndëshkua me një ndeshje.

Për incidentin në sfidën Struga Trim Lum – Gostivari, skuadra vendase është dërguar te Komisioni i Disiplinës për organizim të dobët të takimit, ndërsa trajneri i portierëve, Dardan Miftari, u pëzullua për një muaj. Të Gostivari, i njëjti dënim është për Nebojsha Vasilevskin, ndërsa me katër ndeshje janë pezulluar futbollistët e Gostivarit: Diata Asane dhe Aosman Aias.

LEXO EDHE:

Back to top button