Komisioni kundër Korrupsion nuk përcakton nëse Arsovska ka emëruar drejtorë të shkollave të mesme kundërligjshëm

Komisioni kundër Korrupsion nuk përcakton nëse Arsovska ka emëruar drejtorë të shkollave të mesme kundërligjshëm

Gazetar: Lluka Andreev

Komisioni kundër korrupsionit nuk ka mundur të përcaktojë nëse kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në mënyrë të kundërligjshme ka emëruar drejtorë të shkollave të mesme. Lëndën ia kaloi Këshillit Inspektues, shkruan Alsat.

Jozyrtarisht, pas një denoncimi të marrë se Arsovska ka emëruar drejtorë në mënyrë të kundërligjshme, inspektorati i Qytetit ka vendosur në favor të saj, por vendim të kundërt ka marrë Inspektorati Shtetëror i Arsimit. Për momentin nuk dihet se për cilat emërime të drejtorëve Arsovska është denoncuar në Komisionin Kundër Korrupsionit.

Në fund të tetorit të vitit të kaluar u bënë akuza nga ana e Aleancës për Shqiptarët. Arsovska, sipas tyre, e ka shkelur Ligjin e Shkollave të Mesme me rastin e emërimit të tre ushtruesve të detyrës drejtorë në shkollat ​​e mesme “Koço Racin”, “8 Shtatori” dhe “Arseni Jovkov”. Sipas partisë, kandidatët nuk posedojnë certifikatë të njohjes së gjuhës angleze dhe nuk e kanë dhënë provimin për drejtor.

“Nga dokumentacioni që kemi marrë, propozimi ynë do të jetë që të ndalet, ndërsa lënda të dorëzohet për veprim kompetent në Këshillin inspektues, sepse janë dy vendime të kundërta nga inspektoratet, ndaj le të vlerësojë Inspektorati se si kanë vepruar inspektorët”, tha Goran Tërpenovski – anëtar i KSHPK-së./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button