Komisioni për Sistem Politik shqyrton raportet vjetore të disa institucioneve
Komisioni për Sistem Politik shqyrton raportet vjetore të disa institucioneve

Komisioni Parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive sot do ta vazhdojë seancën e dytë, ku do të shqyrtohen raportet vjetore të disa institucioneve.
Në rend dite janë Raporti Vjetor i Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit, promovimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut, Raporti vjetor për punën e Agjencisë për administratë, Raporti vjetor për punën e Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Raporti vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në shkallë të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse, të gjitha për vitin 2023.