Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Shkup, Mickoski kërkoi mekanizma për mosbllokim
Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Shkup, Mickoski kërkoi mekanizma për mosbllokim

Gazetar: Mihajllo Donev
Takimi i rregullt vjetor i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s i mbajtur në dhomën ligjdhënëse, në të cilën janë anëtarë kryeshefat dhe zëvendës-kryeshevat e delegacioneve parlamentare kombëtare, u hap sot me fjalim të Kryeministrit Hristijan Mickoski.
Ai filloi duke bërë homazhe për ata që vdiqën në tragjedinë e Koçanit, por edhe me mesazhe mirënjohjeje për solidaritetin që vendi ynë mori nga vendet evropiane.
“Në ato momente të vështira, ishim dëshmitarë të solidaritet të vërtetë nga aleatët dhe partnerët tanë. Nëntë shtete evropiane i ofruan ndihmë vendit tonë menjëherë pas tragjedisë në Koçan. Bashkimi Evropian, përmes mekanizmit të mbrojtjes civile, koordinoi evakuimet mjekësore e të lënduarve në spitale të specializuara në rajon. Të dashur miq, Kjo tragjedi na ka treguar se solidariteti nuk është vetëm një fjalë, por një akt që lidh popujt. Është themeli i Aleancës sonë – parim që na udhëheq në përpjekjet tona të përbashkëta për të ruajtur paqen dhe sigurinë”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Mickoski foli gjithashtu për kontributin e vendit në NATO në pesë vitet e fundit, ndërsa tha se duhet të mendohet për vendosjen e mekanizmave që nuk do të lejojnë kontestet dypalëshe të jenë pengesë për arritjen e qëllimeve kolektive.
“Miqtë ndihmojnë njëri-tjetrin, por miqtë gjithashtu i tregojnë njëri-tjetrit sinqerisht ndjenjat dhe vërejtjet e tyre. Unë besoj se duhet të merret në konsideratë edhe vendosja e mekanizmave ku nuk do të lejohet që kontestet dypalëshe të jenë pengesë për realizimin e qëllimit kolektiv dhe të përbashkët. Nëse të gjithë ne mbajmë shtëpinë së bashku, atëherë së bashku edhe kemi të drejtë t’i tregojmë njëri-tjetrit problemet, zhgënjimet dhe pritjet tona. Ne do të mbetemi partner besnik dhe së bashku dhe me përkushtim do të punojmë drejt arritjes së qëllimeve kolektive”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Përveç Kryeministrit, në fillim të takimit fjalime mbajtën edhe ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, si dhe kreu i Delegacionit, Dragan Kovaçki./ Alsat.mk