Komiteti për Marrëdhëniet mes Bashkësive nuk ka dhënë rezultatet për të cilat është krijuar

Komiteti për Marrëdhënie mes Bashkësive, i formuar në vitin 2002 edhe pse konsiderohet si organi më i rëndësishëm në Kuvend, nuk ka dhënë rezultatet për të cilat është krijuar.  Pavarësisht se gjatë këtyre 20 viteve ka pasur shumë situata që kanë ngjallur tensione në marrëdhëniet mes bashkësive, Komiteti në fjalë nuk ka dhënë mendim dhe madje as nuk ka diskutuar për të njëjtat,  duke mos realizuar qëllimin parësorë dhe të vetëm të tij, krijimi i një klime më të butë mes komuniteteve në vend. Ish deputeti, Rafiz Aliti, thotë se ky organ nuk ka funksionuar siç ishte parashikuar, pasi që ka qenë pre e obstruksioneve të vazhdueshme, ndërsa shton se për funksionimin e tij nuk ka pasur vullnet politik.

Fatkeqësisht atë që e thash, nuk është debatuar, sepse nuk ka pasur vullnet politik. Pala maqedonase çdoherë ka bërë obstruksione që Komiteti të mos marrë vendime në momente shumë të rëndësishme për vendin.  Raste ka pasur jo me dhjetra, por në numër shumë më të lartë në Republikën e Maqedonisë gjatë këtyre 20 viteve, nga vitit 2001, kur Komiteti është dashur të jap mendimin e vet për ato ndodhi, por për shkak të obstruksioneve që i janë bërë Komiteti, asnjëherë s’ka arritur as të mbajë mbledhje dhe nuk ka mundur të nxjerrë konkluza- deklaroi  Rafiz Haliti, ish deputet.

Sipas tij që pesha e këtij Komiteti, që formalish është shumë e madhe, të jetë njësoj edhe në praktikë, duhet që vendimet e të njëjtit të jenë të obligueshme për Kuvendin. Ndërsa përfaqësuesit nga komunitetet më të vogla duhet të kenë vend të siguruar dhe të mos kandidojnë në zgjedhje në kuadër të partive maqedonase.

Së pari duhet që me Kodin Zgjedhor  komuniteteve më të vogla në Maqedoni, t’u garantohen vendet. Sipas meje do të ishte mirë Komunitet më të vogla të kenë 10 vende të garantuara, 5 të jenë me përfaqësues me automatizëm dhe 5 të zgjidhen. Gjithsesi duhet që me Ligjin për Kuvendin dhe gjithsesi duhet të intervenohet ehde në rregulloren e Kuvendit që konkluzat që dalin nga Komiteti të jenë obligative për Kuvendin- pohoi Rafiz Aliti- ish-deputet.

 Ky komitet përbëhet nga 19 anëtarë, 7 deputet maqedonas, 7 shqiptarë dhe 5 nga komunitet tjera. I njëjti është rezultat i Marrëveshjes së Ohrit. Kompetencat e këtij Komiteti dalin nga Kushtetuta e vendit. Disa nga detyrat e tij janë : tregon nevojën për miratimin e ligjeve dhe rregulloreve të tjera dhe akteve të përgjithshme që rregullojnë marrëdhëniet midis komuniteteve, ushtrimin e të drejtës për të përdorur gjuhën dhe shkrimin nga komunitetet që nuk janë shumicë në vend, të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj, e të tjera. Sot ky Komitet prezantoi plan programin për vitin 2021 para komisionit që mban të njëjtin emër.

Anëtarët e Komitetit për Marrëdhënie mes Bashkësive

Nga radhët e deputetëve maqedonas 1. Laze Tanevski
2.Bobi Mojsoski
3.Marija Georgievska
4.Daniela Markoska
5.Dafina Stojanoska
6.Aleksandar  Veljanoski
7. Velika Stojkova- Serafimovska

Nga radhët e deputetëve shqiptarë    1. Arbana Pasholli
2. Merita Kolçi- Koçaxhiku
3. Berat Ajdari
4. Bedri Fazli
5. Kastriot Rexhepi
6. Skender Rexhepi
7. Syrija Rashidi

Nga radhët e deputetëve turq              1. Enes Ibrahim

Nga radhët e deputetëve vlleh             1.Ljupço Ballkoski

Nga radhët e deputetëve  romë          1. Latife Shikovska

Nga radhët e deputetëve  serb             1. Ivan Stoilkoviq

Nga radhët e deputetëve boshnjak     1. Zeqir  Ramçiloviq

Evi Shkopi

 

LEXO EDHE:

Back to top button