Kompani dhe Kejn, besojnë në fitore dhe kalim në gjysmëfinale

Vinsent Kompani dhe Herri Kejn kanë besim që do të kualifikohen edhe pse mbrëmja në Milano do të jetë një betejë e vërtetë. Trajneri belg e ka vlerësuar ndeshjen si një nga më të bukurat e kontinentit.

“Ka pritshmëri të mëdha për këtë ndeshje. Është diçka e duhur. Do të përballet skuadra më e madhe në Itali kundër skuadrës më të madhe në Gjermani. Stadiumet janë magjike. Nuk mund të ketë mbrëmje më magjike sesa kjo. Kualiteti dhe talenti janë gjithashtu. E rëndësishme është që këto elementë të na bëjnë të shfaqim një performancë të madhe për të kaluar turin. E dimë që do të jetë e vështirë sepse ata kanë fituar duelin e parë. Duhet të bëjmë sfidë perfekte dhe të jemi të kujdeshëm”, tha Kompani.

 

Bayern’s Harry Kane scores the opening goal from the penalty sport during the Champions League opening phase soccer match between Bayern Munich and GNK Dinamo at the Allianz Arena in Munich, Germany Tuesday, Sept. 17, 2024. (AP Photo/Matthias Schrader)

 

“Nuk fle shumë pas ndeshjeve, sidomos kur humbas shumë raste. Por sigurisht që u shqetësova për atë humbje në Munih. Shumë pak ekipe fitojnë aty dhe Interi ia doli. Kjo do të thotë se është një skuadër e madhe, por jemi të motivuar për të bërë gjithçka dhe për ta përmbysur. Nuk na duhet motivimi për festën e madhe të Interit, kemi shumë motive të tjera për të triumfuar. Duhet thjesht që të korrigjojmë gabimet e bëra në ndeshjen e parë.

 

Açerbi?

Është një lojtar i madh dhe ekspert. Më pëlqen të sfidohem me futbollistët e rëndësishëm. Dua ta falënderoj për komplimentet dhe po pres me padurim që ta sfidoj në fushë.

 

Lautaro?

Është një nga sulmuesit më të mëdhenj në vitet e fundit në Europë. Shënoi një supergol në sfidën e parë. Por nuk duhet të merrem me lojtarët e Interit. Jemi të fokusuar dhe të bindur që mund ta përmbysim”, ka thënë sulmuesi Herri Kejn.

LEXO EDHE:

Back to top button