Kompani: S’ka dallim mes Dinamos ose Barcelonës, duhet të fitojmë përballjen

Fokusi i Vinsent Kompani është te sfida e sotme e Ligës së Kampionëve, kur Bajern Munihu do të përballet me Dinamon e Zagrebit.
“Nuk mund të bëj shumë dallime mes ndeshjeve. Nuk duhet të ketë asnjë dallim mes Dinamo Zagrebit dhe Barcelonës. Duam të arrijmë objektivat tona në çdo ndeshje, të grumbullojmë pikë. Ne i dimë pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit,” tha në fillim Kompani.
Debutimi juaj në Ligën e Kampionëve si trajner…
Nuk e prisja këtë pyetje, nuk e mendoja fare. Do të përgatitem për Dinamo Zagrebin ashtu sikurse bëra në ndeshjen e fundit. Është gjithmonë futboll, duhet të bëjmë lojën tonë.
Si ju duket Dinamo e Zagrebit?
Ata janë një ekip i talentuar dhe teknikisht i mirë. Ky kundërshtar është mësuar ta ketë topin në fushën e vet të pasme dhe të kërkojë hapësira. Është një ekip i mirë në mbrojtjen e zonës së vet, duke lënë shumë pak hapësira. Ne duam të imponojmë lojën tonë, shpresojmë që kjo të çojë në sukses.