Kompanitë metalurgjike të indinjuara me Qeverinë

Kompanitë metalurgjike të indinjuara me Qeverinë

Gazetar: Miki TRajkovski

Shteti jo vetëm që është vonë me masat për të shpëtuar industrinë e përpunimit të metaleve, por ato ende nuk janë askund, ankohen nga ky sektor. Thonë se në kushtet e kësaj krize të rëndë kompanitë e tyre vështirë se do të vazhdojnë të ekzistojnë në treg. Bëhet fjalë për industri që numëron më shumë se 6000 të punësuar dhe pasojat i ndjejnë indirekt një numër i madh kompanive të tjera që bashkëpunojnë me to.

“Jo vetëm që janë vonë, por masat po mungojnë. Janë ndarë paksa në mënyrë selektive. E kuptojmë që industria ushqimore ka nevojë për më shumë, por nëse edhe kjo industri bazike nuk mbështetet, ndikimin që ka, dhe nëse shihet një vit nga tani, do të jetë shumë më i madh nga sa mund të supozohet”, deklaroi Marija Dukovska Pavllovska-drejtoreshë e përgjithshme e Makstil.

Problem shtesë janë edhe faturat e larta të energjisë elektrike. Muaji gusht dhe shtator kanë qenë më kritik për ta, kur deri 70% e shpenzimeve ishin për energji elektrike.

“Nuk duam të shkojmë drejt reduktimit të punëtorëve. E rregullojmë procesin e prodhimit që më shumë të punojë natën ose në orët kur energjia elektrike në bursa është më e ulët…”, tha Marija Dukovska Pavllovska-drejtoreshë e përgjithshme e Makstil.

Në krizë është edhe sektori i bujqësisë në vend. Vetëm çmimi i plehrave është rritur me 200%.

“Kjo është pjesërisht për shkak të energjisë, pjesërisht për shkak të krizës në Ukrainë. Rusia është eksportues kryesor i disa makro-elementeve në pjesën e ushqimeve dhe bimëve…”, u shpreh Bllagoj Mukanov, ekspert i bujqësisë.

Mukanov thotë se pas Vitit të Ri mund të ketë stabilizim të çmimeve në treg, por me siguri ato nuk do kthehen në nivelin e mëparshëm. Të gjitha këto pikëpamje u prezantuan në samitin ekonomik që u mbajt në Ohër./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button