Kompanitë, të indinjuar me Qeverinë

Kompanitë, të indinjuar me Qeverinë

GAZETAR: ILE TRAJKOVSKI

Kompanitë nuk kanë nevojë për kredi të reja dhe huamarrje shtesë, që qeveria u ofron atyre për të ruajtur likuiditetin. Biznesmenët kërkojnë masa specifike, me të cilat do ta përballojnë realisht krizën energjetike. Organizata e punëdhënësve për Alsat, thotë se prisnin përfitime në pjesën e tatimit të fitimit, lirim nga një pjesë e detyrimeve për importin e mallrave dhe masa të tjera, që do t’i ndihmojnë në këtë periudhë krize, shkruan Alsat.
“Duhet të ndihmohen kompanitë që do të investojnë në sisteme efikase energjetike.

Megjithatë, të ndihmosh me kredi të lira është e pakuptueshme për mua në kushte kaq të vështira të funksionimit”, tha Vlladanka Trajkovska, kryetare e Organizatës së Punëdhënësve.

Oda Ekonomike ndihet më e prekur nga kriza, me argumentin se kompanitë më të mëdha e blejnë energjinë elektrike në tregun e hapur. Disa nga fabrikat e mëdha tashmë janë mbyllur për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike në bursë, e disa kanë ulur prodhimin. Një pjesë e mirë e punonjësve janë në shtëpi me pagë 70 për qind.

“Duhet të veprojmë shpejt, kemi humbur shumë kohë në pritje të masave…”, thone nga Oda Ekonomike.

Ministria e Financave thotë se luftë kundër krizës nuk janë vetëm masat, por ajo zhvillohet në disa nivele. Nga Ministria e Financave në fjalë thonë se krahas masave kundër krizës, po merren masa për qëndrueshmërinë financiare dhe ruajtjen e stabilitetit. Sipas këtij dikasteri, qeveria jonë ka ndarë më shumë para në raport me vendet e rajonit në lidhur me lartësinë e Prodhimit Bruto Vendor.

“Qeveria miratoi plan që do të zvogëlojë kostot e përdoruesve buxhetorë, ndërsa njëkohësisht do të përmirësohet arkëtimi i të ardhurave në buxhet” thone nga – Ministria e Financave.

Masa e fundit që Qeveria synon ta marrë është anulimi i marrëveshjeve kolektive në sektorin publik. Kjo do të thotë se do të ulen pagat e rreth 130 mijë punonjësve nën ombrellën shtetërore. Sindikalistët reaguan ashpër ndaj këtij plani të qeverisë dhe kërcënuan se nëse kjo ndodh do të ketë trazira sociale në vend./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button