Kompletohen dyshet e gjysmëfinales në Konferencën e Lindjes

Nju Jorku është ekipi i katërt gjysmëfinalist i play off-it në Konferencën e Lindjes, duke kompletuar kështu kuadrin në këtë krah të NBA-së. Skuadra nju-jorkeze fitoi 116-113 ndaj Detroit jashtë fushe. Një ndeshje e ekuilibruar, ku të dyja skuadrat dueluan fort për fitoren. Të gjithë titullarët e Nju Jorkut realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Xhejlen Brunson me 40 pikë.
Skuadra e Nju Jork fitoi 4-2 serinë çerekfinale dhe në raundin tjetër do të përballet me Bostonin. Ndërsa gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Klivlendi dhe Indiana.
Ndërkohë, në Konferencën e Perëndimit gjithçka e hapur mes Denver dhe LA Klipers, me këtë të fundit që fitoi 111-105. Tri lojtarë të Klipers realizuan mbi 20 pikë (Harden 28 e Leonard me 27 pikë më të mirët).
Për Denverin, Jokiç realizoi 25 pikë por që s’mjaftuan. Emri i ekipit gjysmëfinalist do të përcaktohet nga ndeshja e shtatë çerekfinale, ndërkohë që të kualifikuar në gjysmëfinale janë Oklahoma e Minesota.
Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
(1) Cleveland – (10) Miami, (4-0)
(2) Boston – (7) Orlando, (4-1)
(3) New York – (6) Detroit, 116-113 (4-2)
(4) Indiana – (5) Milwaukee, (4-1)
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
Cleveland – Indiana
Boston – New York
Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
(1) Oklahoma – (8) Memphis, (4-0)
(2) Houston – (7) Golden State, (2-3)
(3) Lakers – (6) Minnesota, (1-4)
(4) Denver – (5) Clippers, 105-111 (3-3)