Komuna Qendër: Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë

Në Komunën Qendër, në shkollën fillore “Josip Broz Tito”, të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë që nga ora 07:00 e mëngjesit. Hapja e vendvotimeve nuk kishte ndonjë dallim nga raundi I parë I zgjedhjeve, nuk kishte ndonjë problem teknik.
Deri tani në këtë komunë votimi po shkon pa asnjë pengesë.