Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë me lagështi, njofton Lidhja Auto-moto e Maqedonisë së Veriut (LAMM).

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Nuk ka vonesa më gjata në pikat kufitare në anën e RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

Në rrugën Kërçovë-Ohër, për shkak të punimeve ndërtimore në disa pjesë, trafiku zhvillohet me devijime. Janë instaluar sinjale të përshtatshme trafiku dhe për këtë arsye rekomandohet respektimi i rreptë i tyre dhe rregullimi i shpejtësisë.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.

LEXO EDHE:

Back to top button