Komunikacioni në mbarë vendin zhvillohet pa pengesa, kryesisht nëpër rrugë të lagështa
Komunikacioni në mbarë vendin zhvillohet pa pengesa, kryesisht nëpër rrugë të lagështa

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa, informoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
“Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë”, informon LAMM.