Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të lagështa

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa.

Intensiteti në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Prej datës 15 nëntor, në fuqi është obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit, obligim i cili do të vlejë deri më 15 mars të vitit 2021.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët në fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka paraqitje të mjegullës së mëngjesit dhe mundësi për shembje. Kjo posaçërisht u përket akseve Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

LEXO EDHE:

Back to top button