Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën e RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lidhja Auto-moto e Maqedonisë rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

LEXO EDHE:

Back to top button