Koncert me mijëra vetë në valën e pandemisë Covid-19, qyteti i Barcelonës ka një arsye

Mijëra njerëz u grumbulluan brenda një kompleksi për të parë një koncert rok në Barcelonë, si pjesë e një testi për të parë sa efektiv është rezultati i testeve të shpejta në parandalimin e përhapjes së COVID-19 në evente të mëdha.

Rreth 5 mijë persona u lejuan të hyjnë në kompleksin sportiv Palau Sant Jordi të Barcelonës të shtunën mbrëma. Atyre iu lejua të grumbullohen lirshëm në ndjekje të një shfaqjeje të grupit të rokut “Love of Lesbian”.

Sidoqoftë të gjithë duhet të mbanin maska dhe të rezultonin negativ në një test të shpejt antigjeni – i cili jep rezultat më të shpejtë në kohë se sa testi i zakonshëm PCR, – dhe ata që kishin kontakte të afërta me dikë të infektuar së fundmi u lanë jashtë.

Spanja ndalon grumbullimet me më shumë se 4 persona, si masë kufizuese kjo për të parandaluar përhapjen e infeksionit të COVID-19, që deri më sot u ka marrë jetën 75 mijë spanjollëve.

Koncerti në fjalë mbështetet nga autoritetet lokale dhe disa ekspertë shoqatash shkencore që luftojnë përhapjen e infeksioneve, si Fondacioni kundër SIDA-s dhe Sëmundjeve Infektive, që në muajin dhjetor kreu një studim të ngjashëm me 500 persona.

LEXO EDHE:

Back to top button