Koncerti i Dua Lipës do të rikthehet për fansat, madje edhe prapaskenat

Duke qenë se në kohë pandemie nuk mund të mbahen organizime që mbledhin shumë njerëz dhe të gjithëve i ka munguar kaq shumë një koncert, Dua Lipa mbajti në muajin nëntor një koncert virtual për t’i ardhur sa më pranë fansave të saj.
“Studio 2054” u quajt koncerti ku Dua interpretoi live, duke na kënaqur sytë e veshët të gjithëve.
Konceri i saj virtual pati sukses të madh, ndaj këngëtarja po i jep mundësinë fansave të saj ta shohin sërish dhe gjithashtu ka një tjetër surprizë!
Gjatë këtij koncerti është xhiruar edhe një dokumentar në prapaskenë, ndaj fansat e Duas s’mund të ishin më të lumtur!
Dua Lipa u bë një nga artistet më të dëgjuara të vitit 2020 kur publikoi albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”, kur pandemia e Covid-19 na mbylli në shtëpi.
“Ishte padyshim një moment kur po mendoja për të, nëse ishte vendimi i duhur për ta nxjerrë këtë album. Por, kur po bëja këtë album ai shërbeu, si një formë arratisjeje,” tha Lipa për “CBS This Morning” përball prezantueses Gayle King.