Konferenca para apelit në rastin ndaj Salih Mustafës mbahet me 16 shkurt

Konferenca para apelit në rastin ndaj Salih Mustafës mbahet me 16 shkurt

Konferenca para apelit në çështjen ndaj Salih Mustafës në Hagë do të mbahet më 16 shkurt, kanë njoftuar Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kryetarja e panelit të Apelit, Misheke Pikar kishte urdhëruar mbrojtjen që të dorëzojë versionin e redaktuar publik të njoftimit për apel deri më 13 shkurt.

“Më 9 shkurt, kryegjykatësja e Panelit të Gjykatës së Apelit, Mishelë Pikar, në bazë të rregullës 178 të Rregullores, caktoi datën për mbajtjen e konferencës para apelit në çështjen Salih Mustafa për 16 shkurt 2022 në ora 10:00. Gjithashtu, Gjykatëse Pikar urdhëroi mbrojtjen të dorëzojë versionin e redaktuar publik të njoftimit për apel deri më 13 shkurt në ora 12:00”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Ndërsa sot gjatë ditës, mbrojtja e Salih Mustafës e ka dorëzuar versionin e redaktuar publik të njoftimit për apel i cili fillimisht ishte dorëzuar si konfidencial më 2 shkurt.

Në dhjetor të vitit të kaluar, trupi gjykues në krye me gjyqtaren Mappie Veldt Foglia kishte shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me 26 vjet burgim, llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Prokuroria pretendon se i njëjti ka kryer krime lufte dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme, ndërsa ai është shpallur fajtor për pikën 1, 3 dhe 4.

Për Mustafën, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte kërkuar dënim fajësie me 35 vjet burgim.

Ky ishte aktgjykimi i parë i Speciales për pretendimet për krime lufte.

Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues. Ai po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur ishte arrestuar.

LEXO EDHE:

Back to top button