Konfirmohen dy mungesa të mëdha për Barcelonën kundër Juventusit

Përveç humbjes në El Clasico, Barcelona vijon të “humbë pjesët” edhe për sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit në Torino, pasi deri tani janë konfirmuar mungesat e dy titullarëve të formacionit të Koeman.

Kështu i pari që humbi përballjen me bardhezinjtë ishte mbrojtësi Gerard Pique, i cili u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e kësaj mesjave përballë hungarezëve të Ferencvarosh, ku katalanët fituan me rezultatin e thellë 5-1.

Sot klubi i Barcelonës konfirmoi se me skuadrën në Torino nuk do të ushëtojë as fantazisti Brazilian Philippe Coutinho, i cili është dëmtuar në përballjen ndaj Realit të Madridit dhe do të nisë procesin e rikuperimit.

Bëhet fjalë për një dëmtim muskulor në këmbën e majtë dhe mjekët e klubit të Barcelonës kanë sugjeruar 3-4 ditë pushim para se të rikthehet në stërvitje, ndërsa trajneri Koeman nuk ka ndërmend të rrezikojë asgjë dhe ka vendosur ta larë brazilianin në shtëpi.

LEXO EDHE:

Back to top button