Konfirmohet romanca, supermodelja shfaqet në jahtin luksoz të Di Caprios

Konfirmohet romanca, supermodelja shfaqet në jahtin luksoz të Di Caprios

Zërat për një romancë mes aktorit fitues të Oscar, Leonardo Di Caprio dhe supermodeles Neelam Gill kanë marrë një konfirmim nga vetë dyshja, që janë fotografuar të premten teksa pushonin në shoqërinë e njëri-tjetrit në një jaht në Porto Cervo të Sardenjës.

Ylli i kinematografisë dhe modelja 28-vjeçare sipas thashethemeve janë të lidhur prej muajsh dhe janë parë në evente të ndryshme së bashku, por ende nuk kanë pohuar diçka mbi romancën.

Pavarësisht kësaj, Neelam dukej sensacionale teksa u shfaq me bikini në kuvertën e jahtit të Di Caprios, ku ndoheshin edhe një grup miqsh të tyre.

Figura e saj e tonifikuar dhe format e bollshme u shfaqën plotësisht teksa ajo zhytej në rrezet e diellit.

Ndërkohë, Di Caprio u shfaq pa këmishë teksa bisedonte me Neelam.

 

LEXO EDHE:

Back to top button