Konfiskohet drogë në Koçan, arrestohen dy të rinj

Gјаtë mbrëmjes së djeshme, rreth orës 21.30, policia ka arrestuar dy persona me iniciale XH.S dhe E.A të moshës 18 dhe 20 vjeç nga Koçani. Nëpunësit policor gjatë kontrollit që kanë bërë në shtëpinë e XH.S, me urdhër paraprak nga gjykata, kanë gjetur marihuanë. Të dy personat janë arrestuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të dorëzohet parashtresë adekuate.

LEXO EDHE:

Back to top button