“Konflikti Ruskovska-Muaremi, krizë e sistemit”

“Konflikti Ruskovska-Muaremi, krizë e sistemit”

Gazetare: Fatlume Dervishi

Ekspertët e cilësojnë si krizë serioze të sistemit të drejtësisë konfliktin e zëshëm mes prokurores për krim të organizuar dhe korrupsion Villma Ruskovska dhe drejtorit të Policisë Financiare Arafat Muaremi.

Sipas profesorit Gordan Kallajxhiev sistemi është i pafuqishëm në rastet kur këto hetime varen nga faktori politik ose mbështetja ndërkombëtare. Kallajxhiev propozon të ndërrohet prokurori dhe përkohësisht të suspendohet Muaremi nga procesi.

Konflikti Ruskovska-Muaremi tregon për një krizë në sistemin e drejtësisë e cila nuk mund të zgjidhet me procedura normale sepse sistemi ka kohë që është nën ndikime të faktorit politik, vlerëson profesori i të drejtës penale Gordan Kallajxhiev. Ai madje shton se ky faktor politik ka edhe prapavijë etnike.

“Këtu ka konflikt serioz i cili e rrezikon funksionimin e sistemit. Kjo u dëshmua me atë thirrjen dramatike të prokurores dhe kjo tregon se sistemi është i pafuqishëm dhe se të gjitha operacionet me të ndjeshme varen edhe nga mbështetja e faktorit politik ose e bashkësisë ndërkombëtare. Kemi edhe një komplikim sepse brenda në Prokurori në kuptimin më të gjerë, Prokurori dhe organet e llojit të policisë, fjalën e fundit do të duhej ta kishte kryeprokurori publik. Në rastin konkret si duket kemi problem serioz edhe brenda në prokurori ose ndikime që pengojnë funksionimin normal të sistemit”, u shpreh Gordan Kallajxhiev, profesor.

Zgjidhja sipas Kallajxhievit do të ishte zëvendësimi i prokurorit që merret me parahetimin, me të të merret ndonjë prokurori tjetër ose ndonjëri nga zëvendësit e kryeprokurorit Joveski.

“Për rastin konkret, unë propozoj, meqë bëhet fjalë për dyshime për korrupsion serioz në eshalonet e larta të pushtetit ose krim serioz që implikon organe serioze të cilat janë për të luftuar krimin, rasti të mos zgjidhet politikisht por të bëhen përpjekje të vazhdojë hetimi ndaj policisë financiare dhe të konfirmohet nëse indikacionet kanë bazë. Meqë kemi konflikt që këtë e pengon, me siguri është më mirë që rastin ta vazhdojnë faktorë të pavarur nga prokuroria. Ligji parashikon mundësinë që të delegohet një prokuror tjetër”, tha Gordan Kallajxhiev, profesor.

Ai thotë se përkohësisht duhet të suspendohet nga hetimi edhe drejtori Muaremi që të mos pengohet hetimi. Përpara se të zgjidhet politikisht, profesori Kallajxhiev thotë se rasti duhet rihetohet./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button