Konfrontime deklarative mes fuqive botërore lidhur me tensionet në Kazakistan

Gazetar: Adrian Kerimi

Kazakistani ka shpallur zi kombëtare deri më 10 janar. Në të gjithë shtetin flamujt janë ulur në gjysmështizë, ndërsa autoritetet kanë publikuar edhe emrat e viktimave nga radhët e nëpunësve policorë, shkruan Alsat.

Situata sot është paraqitur më e qetë në Almati dhe qytetet tjera, përfshi edhe kryeqytetin Nur-Sulltan raportojnë mediat ndërkombëtare. Por autoritetet kanë vazhduar me arrestime të reja.

Është arrestuar ish-kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare, Karim Massimov me dyshimin për tradhti. Ministria e Brendshme e Kazakistanit tha se më shumë se 4,400 njerëz ishin arrestuar që nga fillimi i trazirave.

Trazirat kanë nxitur edhe reagimet e fuqive botërore. Moska zyrtare sot i është kundërpërgjigjur sekretarit amerikan të shtetit, Antoni Blinken i cili ditë më parë e quajti të pakuptimtë ndërhyrjen ruse në Kazakistan, duke potencuar se historia ka treguar se kur në një shtëpi hyn rusët, vështira dalin nga aty. Ministrja e Jashtme në Rusi e ka cilësuar si ndërhyrje amerikane në Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive, duke potencuar në komunikatë se kur dikush hyn në shtëpinë e amerikanëve nuk del i gjallë, por i vrarë dhe i dhunuar.

Deri më tani, dhjetëra persona janë vrarë në protestat e dhunshme. Demonstratat filluan si përgjigje ndaj një rritjeje të çmimit të karburanteve, por u shpërthyen në një lëvizje të gjerë kundër qeverisë së Tokayevit të mbështetur nga Rusia dhe ishte presidenti Nazarbayev, familja e të cilit besohet se gjerësisht ka ruajtur ndikimin në Nur-Sulltan. Kjo është dhuna më vdekjeprurëse në Kazakistan në tre dekada që prej se ky shtet shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button