Kongo, llava e vullkanit rrezikoi qytetin

Llava flakëruese, që doli nga një vullkan që shpërtheu në Republikën Demokratike të Kongos duket se është ndalur, pasi arriti në periferi të qytetit të Gomas. Mijëra njerëz u larguan nga shtwpitw e tyre dhe nga qyteti kur mali Nyiragongo shpërtheu gjatë natës duke përçuar masën përvëluese në një shteg për në qytetin lindor. Zyrtarët thanë se lava kishte arritur deri në aeroportin e qytetit Goma, i vendosur në periferi të metropolit, megjithëse banorët thanë se ajo ishte ndalur në buzë të objektit. Ndërkohë shumë dridhje toke janë ndjerë në Goma në mëngjes herët. Hera e fundit që Nyiragongo shpërtheu ishte mw 17 janar i 2002, duke vrarë më shumë se njëqind njerëz dhe duke mbuluar pothuajse të gjithë pjesën lindore të Gomas me lavë.

LEXO EDHE:

Back to top button