Konjarë, kërkohet ndërprerja e koncesionit

Qeveria nesër pritet të diskutojë për propozim vendimin e Ministrisë së Ekonomisë për ndërprerje të koncesionit  të kompanisë “ Europrogress”. Ky propozim vjen pas disa inspektimeve në terren të Inspektoratit të Mjedisit Jetësorë, përmes të cilave ishte konstatuar se  kompania në fjalë  ka vepruar jashtë rregullave të parashikuara në marrëveshjen koncensionare. Konkretisht, “Europrogress” ka gërryer në Lumin Pçinjë  në Konjare të Mesme për lëndë të parë minerale, rërë dhe zhavorr rreth 50 metra jashtë vijës së parashikuar në koncesion. Një muaj më parë, revolta e banorë u reflektua përmes protestave disa ditore, pas Të cilave Qeveria mori vendim për ndërprerje të përkohshme të punimeve të koncensionerit.  Ministria e Ekonomisë, tashmë disa vite, i ka dhënë koncesion kompanisë “ Europrogres” .Koncesioni u dha në vitin 2011 dhe u vazhdua në vitin 2019. Nga punimet në terren është zhdukur një sipërfaqe e konsiderueshme toke prodhuese bujësore.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button