Konjufca: LVV-ja synon ta formojë Qeverinë e re me mbështetjen e partive joserbe

Konjufca: LVV-ja synon ta formojë Qeverinë e re me mbështetjen e partive joserbe

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se partia e tij synon ta formojë Qeverinë e re me mbështetjen e partive joserbe.

“Siç e keni parë, Qeveria Kurti 2 u formua në bashkëpunim me minoritetet joserbe. Ky është qëllimi ynë, sepse ka pasur ndikim pozitiv në Kosovë, duke parandaluar Listën Serbe, që operon nën ndikimin e Beogradit, që të ketë pushtet vendimtar, siç kishte në qeveritë paraprake”, tha Konjufca për një media italiane.

Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të 9 shkurtit, dhe sipas rezultateve preliminare, ajo ka fituar 42.27% të votave apo 48 ulëse në Parlamentin me 120 vende. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se ka pak të ngjarë që LVV-ja të bashkëpunojë me partitë që aktualisht janë në opozitë. Subjektet opozitare PDK, LDK dhe AAK janë shprehur kundër bashkëpunimit me Kurtin. Por, kreu i Nismës Fatmir Limaj, ka deklaruar se nuk ka “vija të kuqe” sa u përket koalicioneve të mundshme, qoftë me Vetëvendosjen, qoftë me partitë aktuale në opozitë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button