Konjufca në vizitë zyrtare në Gjermani, do të takohet homologun e tij gjerman

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po qëndron në vizitë zyrtare në Gjermani. Konjufca sot do të takohet me kryetarin e parlamentit gjerman Wolfgang Schauble. Para takimit me homologun e tij gjerman është publikuar një fotografi e Konjufcës. Fotografia është publikuar nga këshilltari politik i Konjufcës, Ilir Kërçeli.
“Para takimit me kryetarin e parlamentit gjerman Wolfgang Schauble”, ka shkruar Kërçeli duke ia bashkuar edhe një fotografi.