Konseisao mban Mitajn në pankinë, palët drejt “divorcit” në janar

Serhio Konseisao, trajneri i Al-Ittihad, nuk e sheh Mario Mitaj si pjesë të projektit tij, në një kohë kur i bënë tre ndeshje radhazi që nuk e përfshin në skuadër. Nëse në rastin e parë, Mitaj nuk ishte pjesë e ekipit pasi kishte plotësuar numrin e kartonëve, në dy ndeshjet e fundit anësori kuqezi mund të luante rregullisht, por Konseicao nuk e përfshiu fare në skuadër.

Mitaj po përjeton një situatë të ngjashme si me Balank në stol, edhe trajneri francez nuk e përfshiu në skuadër. Në kushte të tilla, Mitaj kërkon të largohet pasi kërkon të ketë minuta në këmbë. Në fakt, Mitaj e kërkoi diçka të tillë edhe në verën e vitin 2025.

Kjo përplasje e vazhdueshme me drejtuesit e klubit saudit mund të bëjë që palët të shkojnë drejt një divorci këtë periudhë.

Nuk do të jetë e vështirë që 22-vjeçari kuqezi ta ketë të vështirë të gjejë një skuadër pasi sipas mediave për të interesim ka edhe nga Premier Liga, ku ekipi i Sanderlandit ka kërkuar informacione rreth anësorit kuqezi.

LEXO EDHE:

Back to top button