Konseisao: Nëse jam problemi, marr valixhet dhe largohem

Trajneri i Milanit, Serxhio Konseisao, foli për “DAZN” pas humbjes 2-1 kundër Bologna, një ndeshje e vlefshme për rikuperimin e javës së 9-të të Serie A. Analiza e tij, ishte veçanërisht për pjesën e dytë.

“Ka pasur një prekje të qartë me dorë në golin e parë, duhet të bëjmë më shumë në këto raste. Janë episode që ndikojnë negativisht në rezultat për ne. Duhet të shohim edhe gjërat e mira që bëmë gjatë ndeshjes, edhe pse flitet shumë pak për futbollin. Kemi bërë gabime, por ka pasur të tilla edhe nga skuadra tjetër. Këto episode të vogla në fund bëhen vendimtare”.

 

Gabime teknike dhe probleme mentale

 

“Është pikërisht kështu. Ne jemi të lidhur me ndeshjen dhe kompaktë, duke ditur ku të ushtrojmë presion dhe si të depërtojmë në thellësi. Kur luajmë sipas planit tonë, ndjehemi mirë dhe arrijmë përpara me lehtësi e cilësi. Pastaj ndodhin këto episode… Më vjen keq të flas për arbitrin, nuk është ai i vetmi fajtor, edhe ne kemi bërë gabime, por këto situata ndodhin gjithmonë. Shumë trajnerë flasin për këtë, ne gjithashtu e përjetuam. Këto episode janë pozitive për të tjerët dhe negative për ne”.

 

Pakënaqësi për vendimet arbitrale

 

“Kriteret janë të ndryshme, ndonjëherë nuk jepen faulle, ndonjëherë jepen shumë lehtë. Arbitrat mund të bëjnë gabime, siç bëjmë edhe ne trajnerët. Këto episode kanë një ndikim të madh, veçanërisht për një skuadër që ka nevojë për rezultate dhe qetësi. Çdo ditë flitet për situatën time këtu, nuk është e lehtë. E di çfarë dua dhe çfarë mund të bëj, por shoh shumë njerëz që flasin. Situata ime është e thjeshtë: nëse nuk jam më i nevojshëm, marr valixhet dhe largohem pa kërkuar asnjë euro më shumë. Kam gati 100 ndeshje në Ligën e Kampionëve, kam fituar 13 trofe… Megjithatë, çdo ditë flitet për mua, kam dëgjuar edhe kritika të padrejta”.

LEXO EDHE:

Back to top button