Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon edhe përpjekja e 16-të
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon edhe përpjekja e 16-të

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të 16-tën herë me radhë që ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Deputetët refuzuan edhe sot që ta formojnë një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës. Çështja e votimit të fshehtë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë. Ato thonë se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë, dhe i kanë kërkuar Kushtetueses të marrë “një masë të përkohshme për ndalim të mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”. Ndërkohë për sot në orën 13 presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thirrur takim me përfaqësues të partive politike për konsultime në përpjekje për zhbllokimin e ngërçit. /Alsat.mk