Konte, lë 4 futbollist jashtë turneut në Korenë e Jugut

Antonio Konte, trajneri i Totenham Hotspur, ka lënë Serhio Reguilon, Xhiovani Lo Selson, Hari Uinksin dhe Tandaj Ndombelen, jashtë turneut parasezonal që ekipi i tij do të zhvillojë në Korenë e Jugut.

Italiani nuk i mbështet ata dhe kërkon që të gjithë të kërkojnë zgjidhje të tjera për të ardhmen e tyre. Diçka që nuk befasoi në rastin e Lo Selso-s dhe Ndombele-s, të cilët tashmë luajtën në formë huazimi te Viljareali dhe Lioni për gjysmën e dytë të sezonit të përfunduar së fundmi, ose Uinks, i cili pavarësisht se e nisi si titullar, përfundoi si një lojtar zëvendësues i rregullt.

Nga ana tjetër, Reguilon ishte i rregullt në formacion. Me Conte në pankinë, mbrojtësi i majtë ishte në lojë në 13 nga 22 ndeshjet e Premier Ligë, në të cilat ai ishte i disponueshëm, duke qëndruar jashtë vetëm katër herë. Përveç kësaj, në atë periudhë madrileni shënoi dy gola dhe ndau një asistim. /albeu.com/

LEXO EDHE:

Back to top button