Konte në udhëkryq: Reali, PSZH apo Totenham

Antonio Konte është larguar nga Interi, ndërsa menjëherë është shënjestruar nga Totenham Hotspur, Real Madrid dhe Paris Sen-Zhermen. Strategu italian ua solli “Nerazzurrëve” titullin e Serie A pas 11 vitesh, ndërsa nuk deshi ta pranonte uljen e pagës, shitjen e lojtarëve kryesorë dhe investimet e vogla në transferime. Ai e shfuqizoi zyrtarisht kontratën gjatë të mërkurës dhe do të përfitojë shtatë milionë euro për pjesën e mbetur të kontratës, kurse si pjesë e marrëveshjes nuk ka të drejtë të nënshkruajë me një klub të Serie A për sezonin 2021/2022. Kjo do të thotë se Konte ose do të shkojë jashtë Italisë ose do të bëjë një vit pushim.

“Sky Sport Italia” dhe “Diario AS” bëjnë të ditur se ai është favoriti kryesor për postin e trajnerit të Realit që u la i zbrazët mëngjesin e të enjtes nga Zinedin Zidan. Kandidatë janë edhe Raul Gonazales dhe Maurisio Poketinjo.

Në anën tjetër, “The Telegraph” raporton se ish-trajneri i Çellsit është në bisedime me Totenham Hotspur që ka mbetur pa trajner pas shkarkimit të Hoze Mourinjos. “Spursat” njëkohësisht po përpiqen ta rikthejnë Poketinjon, që në këtë rast pa trajner do të mbetej PSZH që po ashtu i dëshiron shërbimet e Kontes.

LEXO EDHE:

Back to top button