Konte nuk e përjashton mundësin që të marr drejtimin e Napolit

Antonio Konte këmbëngul se dëshiron të kalojë kohë me familjen, por refuzoi të përjashtojë mundësinë që do të zëvendësoj Rudi Garsian te Napoli.
“Për momentin më pëlqen familja. Bëra një zgjedhje të saktë kur vendosa të ndahem me Tottenhamin. Dua të pushoj dhe të gëzoj familjen time, atëherë ju e dini shumë mirë që shumë gjëra mund të ndodhin në këtë rrugë. Tani dua të shijoj këtë atmosferë dhe atë që kemi përreth”, tha Konte për Sky Sport Italia.
Raportime të shumta në Itali pretendojnë se Napoli ka kontaktuar me ish-trajnerin e Juventusit dhe Interit për t’i ofruar atij vendin e punës si zëvendësues i Garsias.
Kujtojmë se Rudi Garsia ka humbur ndeshjen e fundit para pushimit kundër Fiorentinës në stadium “Diego Armando Maradona” dhe është shtatë pikë poshtë liderit të Serie A.