Kontrata e Messit shitet për 1 milion dollarë
Kontrata e Messit shitet për 1 milion dollarë

Peceta në të cilën Barcelona premtoi të nënshkruante me Lionel Messin kur ai ishte 13 vjeç është shitur për 969 mijë dollarë tha shtëpia e ankandeve Bonhams.
Peceta u nënshkrua në dhjetor 2000 nga ish-drejtori sportiv i Barçës, Rexach dhe këshilltari i transferimeve Minguella së bashku me agjentin argjentinas Gaggioli gjatë drekës në një klub tenisi. Messi u bë një nga lojtarët më të mëdhenj të Barcelonës, duke fituar mbi 30 trofe.
Ai u largua nga klubi katalanas si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 672 gola. Ai gjithashtu fitoi një rekord duke fituar 8 herë “topin e Artë” dhe udhëhoqi Argjentinën drejt kurorës së Kupës së Botës në 2022. Messi tani luan për klubin amerikan Inter Miami.