Kontributi i ‘skllevërve të kujtesës’ për aristokratët e Romës së Lashtë
Kontributi i ‘skllevërve të kujtesës’ për aristokratët e Romës së Lashtë

Fjalën skllav e kemi dëgjuar që në qytetërimin e hershëm egjiptian dhe grek, ku këtu ata përdoreshin vetëm për punë të rëndomta të cilat ata nuk kishin vullnet ti bënin. Por me themelimin e Romës, skllevërit do të bënin edhe profesione intelektuale si mësues, ciceronë, kujdestarë etj. Skllevërit të cilët nuk janë dëgjuar shumë nga historiografia janë ata që ndihmonin padronët për memorien e tyre.
Skllevërit e kujtesës në Romën e lashtë përdoreshin për të kujtuar emrat e mysafirëve në festat e organizuara prej pronarëve të tyre. Në një shoqëri ku lidhjet personale, statusi shoqëror dhe mikpritja kishin rëndësi të madhe, ishte thelbësore për një elitë romake të mbante mend emrat e të gjithë mysafirëve dhe dinjitarëve.
Kjo ishte veçanërisht e rëndësishme në mjedise si bankete, takime politike ose shfaqje publike, ku lënia e një përshtypjeje pozitive mbi mysafirët ishte thelbësore për të ruajtur ndikimin mbi ta.
Skllevërit e kujtesës ishin trajnuar për të vëzhguar ardhjen e mysafirëve dhe për të rikujtuar emrat e tyre kur ishte e nevojshme, shpesh duke përdorur sinjale ose gjeste elegante, për të ndihmuar padronin pa tërhequr vëmendjen.
Ata mund të kishin gjithashtu detyrën për të kujtuar emrat e njerëzve nga grupe të ndryshme shoqërore, origjinën e tyre dhe rëndësinë që kishin, për t’i ndihmuar të angazhoheshin në biseda në mënyrë të përshtatshme dhe me respekt, duke siguruar që askush të mos kalonte pa u vënë re.
Ky përdorim i skllevërve të kujtesës reflektonte rëndësinë e etikës shoqërore dhe mysafirëve që priteshin në shoqërinë romake, veçanërisht mes klasave të larta. Ky është një nga shembujt se si romakët vlerësonin kujtesën si një mjet për të ruajtur pushtetin, prestigjin dhe kohezionin social.