Konventa e VLEN në Vrapçisht – Demiri premton transparencë dhe llogaridhënie
Konventa e VLEN në Vrapçisht – Demiri premton transparencë dhe llogaridhënie
Koalicioni VLEN mbajti konventën promovuese të kandidatin e pavarur që mbështesin në zgjedhjet e 11 janarit për komunën e Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri.
Para banorëve, Demiri premtoi komunë transparente dhe dyer të hapura për qytetarët, ndërsa u zotua se do të japin llogari të gjithë ata që, siç tha, i kanë futur duart në arkat e komunës. Demiri përveç projekteve të shumta infrastrukturore, premtoi arsim të depolitizuar dhe punësime sipas meritokracisë.
“Unë nga këtu ju premtoj se do i kemi larg duart nga arsimi, do e ndryshojmë arsimin dhe do e heqim kartën e vetme e cila ka qenë libreza partiake dhe atë do e zëvendësojmë me konkurs dhe asnjë nuk do ta largojmë nga puna, por të gjithë ata që kanë vlerë do të jenë pjesë përbërëse e procesit edukativo arsimorë… Ne jemi këtu që të premtojmë punë të cilat bëhen dhe më vjen turp të dalim para jush, të tregojmë premtime që do të bëjmë ujin e pijshëm i cili duhej të jetë i zgjidhur 1 dekadë përpara se të vijmë ne këtu”, tha Zulhajrat Demiri, kandidat i pavarur për Vrapçishtin./ Alsat.mk








