Kopja e Kushtetutës së SHBA-së pritet të blihet me kriptovaluta

Një përpjekje e financuar nga disa njerëz për të blerë një kopje të rrallë të Kushtetutës së SHBA-së të vitit 1787 në ankand pretendon se ka marrë më shumë se 13 milionë dollarë donacione në kriptomonedha.

Grupi, KushtetutaDAO, thotë se ka në plan “të vendosë kushtetutën në duart e njerëzve” dhe shpreson të mbledhë të paktën 20 milionë dollarë.

Por nuk është e qartë se si do të rregullohet pronësia nëse oferta ka sukses. BBC i është drejtuar grupit për koment, por që deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Botuar në vitin 1787, shtëpia e ankandit “Sotheby’s” vlerëson se kopja do të shitet 20 milionë dollarëve, kur ajo do të dal në shitje më 18 nëntor.

Dihet se 13 kopje kanë mbijetuar nga një numër prej 500 kopjesh të shtypura fillimisht pasi teksti u vendos në Konventën Kushtetuese në Filadelfia, Pensilvani.

Kopja për shitje është një nga dy të vetmet që nuk mbahen në koleksionin e një institucioni, thotë Sotheby’s. Grupi dëshiron ta shfaq dokumentin e rëndësishëm në vende publike.

LEXO EDHE:

Back to top button