Koralet në rrezik, aktivistët synojnë t’i shpëtojnë nga ndryshimet klimatike

Koralet në rrezik, aktivistët synojnë t’i shpëtojnë nga ndryshimet klimatike

Instruktorja e zhytjes Carmela Sevilla mendoi se gjeti në Filipine, thjesht vendin e përsosur për të pushuar, por ajo ka gjetur më shumë se kaq, një motiv që e afron më shumë me natyrën.

Në qytetin bregdetar Bauan, habitati i koraleve është në rrezik, pasi kjo zonë është vazhdimisht e prekur nga fatkeqësitë natyrore si tajfunet por dhe pengesat e bëra nga njeriu si mbetjet plastike dhe peshkimi me dinamit.

Ajo shpreson që të rrisë numrin e koraleve përballë këtyre kërcënimeve mjedisore, kështu që hartoi një plan për të filluar mbjelljen e fidanishteve të koraleve në të gjithë bregdetin. Krijimi i këtij kopshti natyror ka për qëllim që zbus sado pak efektet negative të ndryshimeve klimatike, dhe fenomenit të rrezikshëm të zbardhjes së koraleve.

Sevilla është e vetëdijshme se projekti i saj nuk do ndalojë fenomenin e ndryshimeve klimatike, por shpreson të ruaj një pjesë të koraleve.

“Unë mendoj se qëllimi nuk është të bëjmë një ndryshim kaq të madh, të jemi në gjendje të ndalojmë ndryshimin e klimës ose të jemi në gjendje të krijojmë një ndikim të madh në ruajtje, tha ajo.

Projekti i Sevillës është ende në fazë eksperimentale dhe shkalla e rritjes është shumë e ngadaltë vetëm një ose dy cm në vit, Sevilla dhe ekipi i saj shpresojnë të rimbjellin koralin e shpëtuar përsëri në natyrë pasi të kenë bërë një rimëkëmbje të konsiderueshme, proces që mund të zgjasë me vite.

Filipinet gjenden në trekëndëshin koral dhe është shtëpia e mbi 600 llojeve të koraleve dhe 2000 llojeve të peshqve, sipas Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.

Sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së, pjesë të Filipineve mund të përjetojnë një ngjarje të zbardhjes së koraleve në tre muajt e ardhshëm.

Bota deri më tani është ngrohur me 1.2 gradë Celsius mbi nivelet para industriale dhe provat shkencore sugjerojnë se bota tashmë ka arritur një pikë kthese katastrofike në të cilën 70% deri në 90% e shkëmbinjve koralorë të botës parashikohet të vdesin nën një ngrohje të tillë.

LEXO EDHE:

Back to top button