Koreja e Jugut vendos masa restriktive pas rritjes së rasteve me Covid-19 – ALSAT-M


Masa të ashpra në Korenë e Jugut, pasi autoritetet shëndetësore raportuan sot 279 raste të reja me koronavirus, njoftoi agjencia e lajmeve, Yonhap.

Qeveria vendosi një sërë kufizimesh drastike në zonën metropolitane të Seulit.

Kështu, institucionet publike përfshirë qendrat e kujdesit, bibliotekat dhe muzetë do të mbeten të mbyllura në Seul dhe provincën fqinje Gyeonggi për dy javët e ardhshme.

Klubet, baret dhe karaoket, palestrat dhe sallat e koncerteve gjithashtu mund të mbyllen përsëri nëse nuk ndiqen udhëzimet mbrojtëse, përfshirë bërjen e listave të vizitorëve.

Masat përfshijnë ndeshjet e ligës së futbollit dhe bejzbollit që luhen përsëri pas dyerve të mbyllura, pasi stadiumet ishin rihapur pjesërisht për tifozët.

Koreja e Jugut ka parë shpërthime sporadike të infeksionit, pasi relaksoi distancimin e rreptë fizik më 6 maj.

LEXO EDHE:

Back to top button