Koreja e Veriut ka gjuajtur “disa raketa të paidentifikuara balistike”
Koreja e Veriut ka gjuajtur "disa raketa të paidentifikuara balistike"

Koreja e Veriut ka gjuajtur “disa raketa të paidentifikuara balistike”, tha ushtria e Koresë së Jugut. Gjuajtja e këtyre raketave ndodhi në ditën e njëjtë kur Seuli dhe Uashingtoni nisën një ushtrim të madh vjetor ushtarak të njohur si “Mbrojtësja e Lirisë”. SHBA-ja ka stacionuar dhjetëra mijëra ushtarë në Korenë e Jugut dhe aleatët vazhdimisht mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake, që ata thonë se janë të natyrës mbrojtëse. Por, stërvitje të tilla e kanë zemëruar Phenianin që i cilëson si ushtrime për pushtim dhe rregullisht përgjigjet duke testuar armë. Më herët gjatë së hënës, Koreja e Veriut i cilësoi stërvitjet si “akt provokues”, duke paralajmëruar për rrezikun e shpërthimit të një lufte “me një gjuajtje të vetme aksidentale”. Dy Koretë teknikisht janë në luftë që kur konflikti i viteve 1950-1953 përfundoi me një armëpushim, por jo me një marrëveshjeje të paqes. /Alsat.mk