Koreja e Veriut teston dy raketa balistike

Koreja e Veriut teston dy raketa balistike

Koreja e Veriut testoi dy raketa balistike, porse njëra prej tyre mund të ketë fluturuar në mënyrë jonormale, tha ushtria e Koresë së Jugut. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm tha se raketat u lëshuan në një interval prej dhjetë minutash, nga qyteti Jangjon në juglindje të Koresë së Veriut. Ai tha se raketa e parë fluturoi 600 kilometra dhe raketa e dytë 120 kilometra, por nuk tregoi se ku zbarkuan. Testimet u bënë dy ditë pasi Koreja e Jugut, SHBA-ja dhe Japonia përfunduan stërvitjet e tyre ushtarake në rajon. Viteve të fundit, këto vende e kanë zgjeruar partneritetin trepalësh të sigurisë, për të përballuar më mirë kërcënimet bërthamore të Koresë së Veriut, e po ashtu edhe rritjen e Kinës. Një ditë më parë Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut i dënoi fuqishëm stërvitjet e Jugut, SHBA-së dhe Japonisë, duke e quajtur partneritetin e tyre “version aziatik i NATO-s”. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button