Koreja e Veriut thotë se po përballet me “grip të panjohur”

Koreja e Veriut ka bërë të ditur se 220 mijë njerëz janë me simptoma të gripit, ani pse lideri Kim Jong-Un ka deklaruar se ka nisur të qetësohet situata. Diktatori korean nuk ka pohuar se rastet me grip janë raste me COVID-19, që është përhapur me të madhe në mesin e 26 milionë banorëve të pavaksinuar.

Përhapja ka shkaktuar shqetësime për tragjedi të mundshme në shtetin e izoluar plotësisht dhe me shëndetësinë më të dobët në botë. Ekspertët kanë thënë se Koreja Veriore qëllimshëm nuk është duke raportuar për numrin e vërtetë të të infektuarve dhe të të vdekurve me koronavirus.

Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 219 mijë raste, ndërkaq është dita e pestë me radhë me më shumë se 200 mijë raste ditore.

Shteti diktatorial ka thënë se 2.4 milionë njerëz janë sëmurë dhe 66 kanë vdekur qëkur një grip i paidentifikuar nisi të përhapej në muajin prill.

Për shkak se nuk ka pajisje shëndetësore, shteti veri-korean ka mobilizuar më shumë se 1 milion punëtorë shëndetësorë që të gjejnë personat me grip dhe t’i izolojnë menjëherë.

Në mungesë të vaksinave, shteti u ka bërë thirrje qytetarëve që të konsumojnë çaj dhe ilaçe popullore.

LEXO EDHE:

Back to top button