Koreja e Veriut urdhëron zhdukjen e maceve dhe pëllumbave prej infeksioneve të Covid-19

Kim Jong Un e ka shpallur Korenë e Veriut të çliruar nga koronavirusi me asnjë rast zyrtar që prej nisjes së pandemisë, por kjo duket se po vihet në dyshim pasi së fundmi ka urdhëruar zhdukjen e pëllumbave e maceve nga zonat kufitare prej frikës së infeksioneve, raporton e përditshmja ‘Daily NK’.

Autoritetet muajin e kaluar kanë marrë masa për eliminimin e maceve të rrugës, si dhe të kafshëve që përpiqen të hyjnë në vend nga kufiri me Kinën.

E përditshmja shton se një familje u dënua me 20 ditë izolim për mbajtjen “ilegale” të një maceje, teksa kur autoritetet kishin ardhur për të kontrolluar, familjarët i kishin gënjyer duke u thënë se kishte ngordhur, por më vonë ishte pikasur prej tyre pranë gardhit. Autoritetet u vunë në ndjekje të kafshës së pafajshme dhe deri së fundmi nuk raportohej për kapjen e saj.

Autoritetet e krahinave Hyesan e Sinuiju kanë urdhëruar banorët të “kapin e të eliminojnë macet dhe pëllumbat”, në bashkëpunim me autoritetet, si burime të mundshme të pandemisë, sipas tyre për të “ruajtur vendin të paprekur nga infeksionet e botës dekadente kapitaliste” .

LEXO EDHE:

Back to top button