Koronavirusi “mbyll” Iranin për gjashtë ditë

Irani do t’i mbyllë për gjashtë ditë bizneset jothelbësore për shkak të rritjes së rasteve dhe vdekjeve si pasojë e pandemisë së COVID-19.

Ali Reza Raisi, zëdhënësi i Bordit Kombëtar Iranian të Luftës Kundër Koronavirusit, tha në një deklaratë për televizionin shtetëror se vendi ka shpallur pushim në periudhën 16-21 gusht për shkak të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike.

Raisi tha se ndalimi i udhëtimit midis qyteteve do të fillojë nga ora 12:00 të dielën, 15 gusht, dhe do të vazhdojë deri të shtunën, 21 gusht.

Ai gjithashtu deklaroi se qendrat tregtare, zyrat qeveritare dhe bankat do të mbyllen, përveç bizneseve të detyrueshme.

LEXO EDHE:

Back to top button