Koronavirusi largon tenistin britanik nga “Australian Open”

Endi Marej, ish-numri 1 në botë për meshkuj, nuk do të luajë në turneun “Australian Open”, që nis më 8 shkurt. Ai doli pozitiv me koronavirus, dy javë më parë, duke hyrë menjëherë në izolim në Londër. Ai humbi edhe mundësinë që të shkonte në Melburn në kohë, ashtu si tenistët e tjerë, për të bërë 2 javë karantinë.

 

Tenisti britanik shpresonte në një marrëveshje me organizatorët e këtij turneu, që të kishte mundësi të stërvitej gjatë kohës që ishte në karantinë në Australi dhe të ishte gati më 8 shkurt, por pa sukses.

“Biseduam gjatë gjithë kohës me ‘Tennis Australia’ për të gjetur një zgjidhje të mirë për mua, që të kisha mundësi të stërvitesha gjatë karantinës, por pa sukses. Më vjen keq që nuk do të luaj në këtë turne”, tha mes tjerash Marej.

LEXO EDHE:

Back to top button