Koronavirusi në Shqipëri, 13 të vdekur në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 4,835 testime nga të cilat 669 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 936 kanë arritur të fitojnë betejën me virusin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

LEXO EDHE:

Back to top button