Koronavirusi në Shqipëri, bie numri i rasteve të reja

Një viktimë dhe 534 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa dje rastet e reja ishin mbi 600, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Janë kryer 4262 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 534 qytetarë.

Aktualisht janë 5573 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 81 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 65-vjeçar nga Vlora.

Janë shëruar 89 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 131.273 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga shpërthimi i epidemisë koronavirus, në Shqipëri janë regjistruar 139.324 raste pozitive nga 996.494 testime të kryera, prej tyre 131.273 janë shëruar, 5.573 janë aktive, ndërsa si pasojë e sëmundjes së rrezikshme kanë vdekur 2.478 persona.

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button