Koronavirusi ua mori jetën tre vëllezërve kosovarë brenda një muaji

Tre vëllezër kosovarë kanë vdekur brenda një muaji – që të gjithë nga Covid-19.

Ferat Ymeri, Murat Ymeri dhe Berat Ymeri kanë humbur jetën pasi janë prekur nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati.

Ai ka thënë se të ndjerët janë kushërinj të babait të tij.

“Tre vëllezër, kusheri të babit, të cilët virusi i mori brenda një muaji. Tre njerëz të urtë e punëtorë, ashtu siç përshkruhen nga secili që i ka njohur”, ka shkruar ai në Facebook.

“Virusi tashmë është kthyer në tragjedi për shumë familje. Sepse viktimat nuk janë vetëm statistika, por janë persona me emër e mbiemër, familjarë e prindër të dikujt”, është shprehur deputeti.

“Fjalët ngushëlluese në një tragjedi të tillë e humbin efektin. Krejt çka mund të bëjmë është të lutemi që familjet të gjejnë forcën për ta përballuar këtë situatë, me shpresën që do të vazhdojnë t’i kujtojnë veprat e mira të më të dashurve të tyre. Pushoni të qetë kusho!”, ka shkruar Murati në rrjetin social.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FHekuranMurati%2Fposts%2F10158747564885522&width=500

LEXO EDHE:

Back to top button