Korridoret 8 dhe 10D, në rast parregullsie mund të anulohet mbikëqyrja

Korridoret 8 dhe 10D, në rast parregullsie mund të anulohet mbikëqyrja

Nëse Prokuroria Publike apo Komisioni Kundër Korrupsionit konstatojnë diçka në kundërshtim me ligjet, ekziston mundësia që tenderi për përzgjedhjen e mbikëqyrjes së ndërtimit të Korridoreve 8 dhe 10D të anulohet. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, tha se të gjitha dokumentet janë bërë publike, të gjitha procedurat janë kryer, ndërsa më tej u bëri thirrje institucioneve hetimore që të kontrollojnë dokumentet në detaje. Gjithçka që do të rezultojë nga procedurat e mundshme, qeveria do ta zbatojë, u shpreh kryeministri. Rasti i mbikëqyrjes së punës së Behrel dhe Enka në dhjetë ditët e fundit ka hapur dyshime për përzgjedhjen e kompanisë së mbikëqyrjes, shumën që do të marrin, si dhe për pjesëmarrjen pronësore të disa prej kompanive. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button